top of page

Inkontinenca Urinare e Stresit (Stress Urinary Incontinence - SUI)

  • Writer: Dr. Leon Kaza
    Dr. Leon Kaza
  • Jul 20
  • 3 min read

Updated: Jul 22


Përkufizimi

Inkontinenca urinare e stresit (SUI) është një nga format më të zakonshme të çrregullimeve të kontrollit të fshikëzës, e cila manifestohet me rrjedhje të pavullnetshme të urinës gjatë rritjes së presionit intra-abdominal, si në raste të kollitjes, të qeshurës, teshtimës, ushtrimeve fizike apo aktiviteteve që përfshijnë ngritje peshash.

ree

 

Kjo ndodh kur sfinkteri uretral dhe strukturat mbështetëse të uretrës nuk arrijnë të përballojnë presionin e shtuar, duke lejuar rrjedhjen e urinës në mënyrë të pakontrolluar.

 

Epidemiologjia

 

Prek rreth 1 në 3 gra gjatë jetës.

Inçidenca rritet me moshën dhe pas lindjeve vaginale.

Rritet pas menopauzës për shkak të ndryshimeve hormonale.

 

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

 

  • Dobësimi i muskujve të dyshemesë pelvike - Më së shpeshti pas lindjeve vaginale, me trauma obstetrikale

  • Menopauza - Reduktimi i estrogjenit ndikon në trofizmin e mukozës uretrale dhe funksionin mbrojtës

  • Lindje të shumta - Rrisin rrezikun për dëmtime të nervave dhe indeve mbështetëse

  • Kirurgji pelvike - Histerektomia dhe ndërhyrjet për prolaps mund të ndikojnë në integritetin anatomik

  • Mbipesha dhe obeziteti - Presion kronik mbi fshikëzën dhe strukturat mbështetëse

  • Kollitja kronike / konstipacioni - Shkakton rritje të përsëritur të presionit abdominal


Klasifikimi

  • SUI e shkallës I: rrjedhje e urinës vetëm me aktivitete të rënda (vrapim, kërcim)

  • SUI e shkallës II: rrjedhje me aktivitet të moderuar (kollitje, ngritje peshe)

  • SUI e shkallës III: rrjedhje edhe në qëndrim në këmbë ose me lëvizje minimale

 


Diagnostikimi

 

Historia mjekësore dhe simptomat

  • Sa shpesh ndodh rrjedhja?

  • Shkaktarët e rrjedhjes (aktiviteti fizik, kollitja, etj.)

  • Historia e lindjeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale

 

Ekzaminimi fizik

  • Ekzaminim pelvik për vlerësimin e tonusit muskulor dhe prolapsit

  • Testi i kollitjes: ndihmon në demonstrimin e rrjedhjes me stres

  • Vlerësimi i tonusit të sfinkterit anal dhe levator ani

 

Teste diagnostike shtesë

  • Ditari i urinimit dhe rrjedhjeve për 3-7 ditë

  • Qëllimi i matjes së rrjedhjes (pad test) – për të objektivizuar sasinë

  • Urodinamika – e rezervuar për rastet komplekse, ose kur planifikohet trajtim kirurgjikal

  • Cistoskopia – në rast se dyshohet për patologji të traktit urinar inferior

 

 

Trajtimi

 

Trajtimi Konservativ (i linjës së parë)

Ushtrime Kegel: Kontraktime të rregullta të muskujve të dyshemesë pelvike, 3–4 herë në ditë për disa muaj

  • Fizioterapi e specializuar pelvike: me biofeedback ose stimulim elektrik

  • Pesari vaginal: Pajisje mbështetëse që vendoset në vaginë për të përmirësuar pozicionin e uretrës

  • Reduktim peshe, kontroll i kollitjes dhe kapsllëkut

 

Trajtimi Farmakologjik

Estrogjen lokal vaginal në gratë postmenopauzë për përmirësimin e mukozës dhe tonusit të uretrës

Shënim: Nuk ekzistojnë medikamente të miratuara posaçërisht për SUI. Medikamentet kanë rol mbështetës.

 

Trajtimi Kirurgjikal

  • TVT (tension-free vaginal tape): meshë, rrip mbështetës me material të jo të absorbueshëm, që pozicionohet nën uretrën mesatare

  • TOT (transobturator tape): material si në rastin e TVT, metodë më pak invazive dhe me komplikacione më të pakta.

  • Injeksione periuretrale (p.sh. kolagjen, bulking agents) – për rastet kur kirurgjia është e papërshtatshme

  • Kolposuspension (p.sh. procedura Burch) – më pak e përdorur sot

  • Sfinkter uretral artificial – në raste shumë të rralla dhe të rënda

 

Kujdesi pas trajtimit

  • Shmangia e ngritjes së peshave për 4–6 javë

  • Vazhdimi i ushtrimeve Kegel për mirëmbajtje të funksionit

  • Kontrolli mjekësor pas 6–8 javësh dhe më tej sipas nevojës

  • Trajtimi kirurgjikal ka normë suksesi deri në 80–90% por nuk përjashton rikthimin në të ardhmen

 

Këshilla për pacientet

  • Bëni ushtrime pelvike si pjesë e përditshmërisë

  • Kontrolloni peshën dhe shmangni shtypjet e vazhdueshme në bark

  • Bisedoni lirshëm me mjekun gjinekolog për çdo rrjedhje urinare

  • SUI nuk është pjesë “normale” e plakjes – mund të trajtohet në mënyrë efektive!

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page