top of page

Aktivitete

Dr. Leon Kaza është aktivisht i angazhuar në konferenca, trajnime dhe aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke ndarë përvojën e tij klinike dhe përditësuar njohuritë mbi zhvillimet më të fundit në gjinekologji dhe kirurgjinë mini-invazive. Pjesëmarrja e tij e rregullt në këto aktivitete reflekton përkushtimin ndaj mjekësisë së bazuar në prova dhe ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit për pacientet. Përmes këtij angazhimi, ai kontribuon në shkëmbimin ndërkombëtar të praktikave më të mira dhe sjell standarde të avancuara në praktikën gjinekologjike në Shqipëri.

𝐄𝐍𝐃𝐎𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐨𝐬𝐢𝐬 𝐝𝐚𝐲 𝐀𝐋𝐁𝐀𝐍𝐈𝐀
5 Prill 2025

5 Prill 2025 ishte një ditë e veçantë për gjinekologjinë shqiptare. Në Marriot Hotel Tiranë u mbajt  Dita e Endometriozës - “𝐄𝐍𝐃𝐎𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐨𝐬𝐢𝐬 𝐝𝐚𝐲 𝐀𝐋𝐁𝐀𝐍𝐈𝐀”. Një ditë intensive e fokusuar në një nga patologjitë më të shpeshta dhe më sfiduese për pacientet dhe mjekët gjinekologë. Një “udhëtim” mbresëlënës  nga teknikat diagnostikuese  në 𝘵𝘩𝘦 𝘴𝘵𝘢𝘵𝘦 𝘰𝘧 𝘵𝘩𝘦 𝘢𝘳𝘵 në trajtimin e endometriozës.
Me praninë e jashtëzakonshme të disa prej ekspertëve më të njohur ndërkombëtar në trajtimin e endometriozës, ky ishte një aktivitet unik i mbështetur nga Liga Europiane e Endometriozës, në të cilin morën pjesë 170 mjekë gjinekologë nga Shqipëria dhe Kosova. 

Kursi i Parë i Laparoskopisë dhe Histeroskopisë në Shqipëri
7-9 Mars 2024

Nën kujdesin e veçantë të Dr Leon Kaza, Shoqata Ndërkombëtare e Endoskopisë Gjinekologjike (ISGE) organizoi kursin e parë zyrtar të Laparoskopisë dhe Histeroskopisë në Shqipëri në Maritim Plaza Hotel Tiranë, 7-9 Mars 2024.  Me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur të kirurgjisë gjinekologjike mini - invazive 55 mjekë gjinekologë patën rastin të përfitojnë njohuritë e nevojshme në aplikimin e teknikave endoskopike në trajtimin e patologjive gjinekologjike. Lidhje direkte me Avellinon, ku Prof Mario Malzoni realizoi 

  • Histerektomi totale ekstrafasciale laparoskopike, tipi A në Ca endometri

  • Zbulimi i limfonodujve sentinel përmes vlerësimit me ICG.

  • Përshkrim i zgjeruar i anatomisë retroperitoneale!

Kursi bazik i laparoskopisë dhe histeroskopisë
2-3 Mars 2023

Në datat 2 -3 Mars, në Lezhë u zhvillua kursi bazik i laparoskopisë dhe histeroskopisë. Një aktivitet i konceptuar në një mënyrë inovative që alternoi prezantime teorike, trajnimin ”hands on” të pjesëmarrësve në simulatorë pelvik si dhe live surgery me lidhje direkte nga salla e Maternitetit Lezhë ku u realizuan intervente të ndryshme si histerektomi totale laparoskopike, rezeksion histeroskopik i miomës, riparim histeroskopik i istmocelës. Në aktivitet morën pjesë 47 mjekë gjinekologë nga Shqipëria dhe Kosova.

bottom of page