top of page

Dismenorea

  • Writer: Dr. Leon Kaza
    Dr. Leon Kaza
  • Jul 18
  • 2 min read

Updated: Jul 22

Dhimbjet menstruale

 

Çfarë është dismenorea?

Dismenorea është termi mjekësor për dhimbjen menstruale, e cila ndodh para ose gjatë ciklit menstrual. Ajo është një nga ankesat më të shpeshta në moshën riprodhuese dhe mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të dismenoresë:


Dismenorea primare

ree
  • Nuk ka një shkak të identifikueshëm anatomik apo patologjik.

  • Fillon zakonisht 6–12 muaj pas fillimit të menstruacioneve (menarkës).

  • Zakonisht zbutet me kalimin e viteve ose pas lindjes.

  • Shkaktohet nga rritja e prostaglandinave që nxisin kontraktime të forta të mitrës.


Dismenorea sekondare

  • Është pasojë e një sëmundjeje të identifikueshme gjinekologjike.

  • Fillon zakonisht më vonë, pas moshës 25 vjeç.

  • Shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe nuk përmirësohet pas menstruacioneve.

  • Shkaqet më të zakonshme janë:

  • Endometrioza

  • Adenomioza

  • Fibromat uterine

  • Infeksionet pelvike

  • Stenoza e qafës së mitrës

  • Përdorimi i pajisjeve intrauterine (DIU) në raste të rralla

  

Simptomat kryesore

  • Dhimbje të forta në pjesën e poshtme të barkut (shpesh e shtrirë në shpinë ose kofshë)

  • Fillojnë 1–2 ditë para menstruacioneve dhe zgjasin 2–3 ditë

  • Intensiteti i dhimbjes mund të jetë pulsatil ose i vazhdueshëm

  • Mund të shoqërohen me:

  • Të përziera (nauze) dhe të vjella

  • Diarre ose kapsllëk

  • Marramendje

  • Djersitje

  • Dhimbje koke

  • Lodhje e theksuar

  • Crregullime emocionale (nervozizëm, ankth)


Faktorët e rrezikut për dismenorenë primare

  • Menarkë e hershme

  • Cikli menstrual i parregullt ose i gjatë

  • Menstruacione me fluks të shtuar

  • Mungesa e lindjeve

  • Historia familjare me dismenorre

  • Pirja e duhanit

  • Stresi psikologjik


Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

  • Nëse dhimbjet përkeqësohen papritur pas viteve të adoleshencës

  • Nëse dhimbja nuk reagon ndaj ilaçeve të zakonshme si ibuprofeni

  • Nëse cikli bëhet i çrregullt, i rëndë ose shumë i dhimbshëm

  • Nëse shoqërohet me rrjedhje jonormale, temperaturë ose infertilitet

  • Nëse dhimbja vazhdon për shumë ditë pas mbarimit të menstruacioneve

 

 Diagnostikimi

  • Mjeku mund të sugjerojë:

  • Ekzaminim gjinekologjik për të vlerësuar ndonjë shkak anatomik

  • Ekografi pelvike – për të kontrolluar për fibroma, ciste endometriozë

  • Analiza gjaku nëse ka shenja të inflamacionit apo anemia

  • Laparoskopi – në raste të dismenoresë sekondare të dyshuar (veçanërisht endometriozë)

  • MRI në raste më komplekse

  

Trajtimi

 

Trajtimi i dismenoresë primare

  • Barnat antiinflamatore jo-steroide (NSAID) si Ibuprofen, naproksen, diklofenak

Ulin nivelin e prostaglandinave dhe zbusin dhimbjen

Duhet të merren që në shenjat e para të dhimbjes ose edhe 1 ditë para ciklit në mënyrë parandaluese

  • Kontraceptivët hormonalë (pilulat, unaza vaginale, injeksionet ose spiralet hormonale)

Frenojnë ose ndalojnë ovulimin, duke reduktuar intensitetin e menstruacioneve

Zakonisht përdoren në gra që duan edhe mbrojtje kontraceptive

  • Ndryshime në stilin e jetesës

Aktiviteti fizik i rregullt

Ushqyerje e shëndetshme, reduktim i kafeinës dhe sheqerit

Teknikat e relaksimit si joga, meditimi apo masazhi abdominal

Ngrohje lokale (borsa me ujë të ngrohtë në bark)

  

Trajtimi i dismenoresë sekondare

Trajtimi varet nga shkaku bazë, dhe mund të përfshijë:

  • Trajtim specifik për endometriozën (medikamentoz ose kirurgjik)

  • Heqja e fibromave ose trajtim hormonal për to

  • Trajtimi i infeksioneve nëse ka të dhëna për to

  • Kirurgji (laparaskopike apo histerektomi) në raste të rënda apo rezistente ndaj terapisë

 

Parandalimi dhe këshilla praktike

  • Filloni trajtimin menjëherë me shenjat e para të dhimbjes

  • Mbani një ditar menstrual për të identifikuar modelet e dhimbjes

  • Flisni hapur me gjinekologun nëse dhimbja ndikon në jetën tuaj personale apo profesionale

  • Mos e normalizoni dhimbjen e rëndë me mendimin e gabuar që është e zakonshme,


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page