top of page
Dr. Leon Kaza

Dr. Leon Kaza

Dr. Leon Kaza

Specialist në kirurgjinë gjinekologjike mini-invazive

Dr. Leon Kaza është mjek i mirënjohur gjinekolog me fokus të veçantë në kirurgjinë gjinekologjike mini-invazive. Me formim dhe trajnime të avancuara, ai sjell një standard të lartë profesionalizmi dhe kujdesi bashkëkohor për shëndetin e gruas në çdo stad të jetës.  ​

​

Keni pyetje? Telefononi tani!

+355 69 865 7544
  • Facebook
  • LinkedIn
  • Youtube
Untitled design (25).png

Blog – Analiza dhe Perspektiva mbi Shëndetësinë

​

Në këtë rubrikë do të gjeni opinione, analiza dhe artikuj që shprehin reflektime profesionale mbi sistemin shëndetësor, zhvillimet bashkëkohore në mjekësi dhe sfidat profesionale me të cilat përballet një mjek sot.

 

Përmes këtij blogu, synoj të ofroj një vështrim kritik dhe të informuar mbi çështje që ndikojnë pacientët, profesionistët e shëndetit dhe shoqërinë në tërësi.

Postimi i fundit:

Përkushtim. Eksperiencë.
Kujdes bashkëkohor.

Nëse ndonjë nga përvojat më poshtë reflekton situatën tuaj- Kontakto Dr. Kazën​

​

Menstruacione të dhimbshme

Dhimbje në zonën e legenit

Dështime të pa shpjeguara të IVF 

Dhimbje në fshikëzën e urinës

Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale

Vuani nga Adenomioza

Endometrioma 

Kirurgji e mëparshme për endometriozën pa përmirësim

Vuani nga Istmocela

Keni infertilitet të pa shpjeguar

Dy ose më shumë aborte

Kirurgjia është shumë e rrezikshme për fertilitetin tuaj

Mjeku juaj NUK është specialist në heqjen e endometriozës!

Kirurgu juaj NUK është specialist i fertilitetit!

Mjeku juaj NUK punon me një ekip kirurgësh shumë të specializuar

Jeni diagnostikuar me mioma uterine

Aktivitetet më të fundit

       11-12 Shtator, 2026

​          Dr. Leon Kaza

 

 

Më 11–12 Shtator 2026, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, u zhvillua EndoFrontiers Albania 2026 – Kongresi Ndërkombëtar i Kirurgjisë Gjinekologjike Mini-Invazive.

​

Ky aktivitet i rëndësishëm shkencor bëri bashkë ekspertë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, profesionistë të shëndetësisë dhe përfaqësues të fushës akademike, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave mbi zhvillimet më të fundit në kirurgjinë endoskopike gjinekologjike.

​

Gjatë dy ditëve të Kongresit, programi përfshiu:
• Kirurgji live nga qendra të njohura europiane
• Leksione nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës
• Debate shkencore dhe diskutime interaktive

​

EndoFrontiers Albania 2026 kontribuoi në promovimin e praktikave bashkëkohore, inovacionit dhe bashkëpunimit profesional e shkencor në fushën e kirurgjisë gjinekologjike mini-invazive.

​

Një eksperiencë e rëndësishme shkencore dhe profesionale në zemër të Tiranës.

Video

Videot nga konferencat e udhëhequra nga Dr. Kaza ofrojnë një pasqyrë mbi angazhimin e tij në edukimin mjekësor dhe avancimin e praktikës gjinekologjike.

Për pacientët
Mirësevini në Sesionin e pacientëve

Në këtë faqe do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për t’u përgatitur në mënyrë të plotë për konsultën tuaj me Dr. Leon Kaza.

Që nga dokumentacioni fillestar, e deri te udhëzimet praktike për ditën e vizitës, këtu do të gjeni burime të detajuara që kanë për qëllim ta bëjnë këtë proces sa më të qartë dhe të lehtë për ju.

Përmes këtij seksioni, synojmë t'ju ofrojmë siguri, mbështetje dhe transparencë – duke filluar nga momenti i parë i kontaktit, deri në çdo hap të rrugëtimit tuaj të kujdesit gjinekologjik.

Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë, të përgjigjet në pyetjet tuaja dhe të sigurojë që çdo hap i këtij procesi të zhvillohet me profesionalizëm, kujdes dhe respekt ndaj nevojave tuaja individuale.

Nëse keni paqartësi ose kërkoni asistencë shtesë, ju inkurajojmë të na kontaktoni – ne jemi këtu për ju.

Rezervo vizitën

Dr. Kaza do të ishte i lumtur t’ju takonte ose të bisedonte me ju përmes telefonit për të kuptuar situatën tuaj aktuale.

​​​​

​

Për më shumë informacion rreth Dr. Kazës,
Ju lutemi vizitoni profilët e tij socialë këtu:

  • Facebook
  • Linkedin
  • Youtube
  • Whatsapp
Dr. Leon Kaza
bottom of page