top of page

Laparoskopia në Gjinekologji

  • Writer: Dr. Leon Kaza
    Dr. Leon Kaza
  • Jul 20, 2025
  • 3 min read

Updated: Jul 22, 2025


Teknologji moderne për diagnostikim dhe trajtim me traumë minimale

 

Çfarë është laparoskopia?

Laparoskopia është një teknikë kirurgjikale mini-invazive që lejon vizualizimin dhe trajtimin sëmundjeve të  organeve të brendshme pa pasur nevojë për një hapje të madhe abdominale. Përmes prerjeve shumë të vogla, futet një kamerë e ndriçuar me lente optike (laparoskop) dhe instrumente kirurgjikale për të realizuar proçedura të ndryshme diagnostikuese dhe terapeutike.


Kjo metodë ka revolucionarizuar kirurgjinë gjinekologjike, duke ofruar:

  • Rikuperim më të shpejtë

  • Preçizion më të lartë të aktit kirurgjikal

  • Dhimbje më të pakta

  • Traumë më të ulët për indet

  • Rrezik më të ulët për komplikacione

  • Rezultate më të mira estetike

 

Si realizohet një ndërhyrje laparoskopike?

 

Hapat kryesorë të procedurës:

 

  • Anestezia e përgjithshme – interventi kryhet nën anestezi të përgjithshmne

  • Kaviteti abdominal mbushet me CO₂ për të ngritur murin abdominal larg organeve duke ndihmuar në vizualizimin më të mirë të organeve

  • Futja e laparoskopit (kamerës) zakonisht përmes kërthizës

  • Vendosja e trokarëve (kanaleve për instrumentet) përmes prerjeve 0.5–1 cm

  • Kryerja e ndërhyrjes sipas patologjisë së pacientit

  • Heqja e instrumenteve, nxjerrja e gazit dhe mbyllja e plagëve me qepje të padukshme ose ngjitës

 

Përdorimet e laparoskopisë në gjinekologji

 

Laparoskopia përdoret gjerësisht si mjet diagnostikues dhe terapeutik. Disa nga aplikimet më të zakonshme përfshijnë:

 

Laparoskopia diagnostike

 

  • Dhimbje pelvike të paqarta

  • Infertilitet i pashpjeguar

  • Dyshim për endometriozë ose aderenca

  • Vlerësim të anomalive kongjenitale të uterusit dhe tubave

 

Laparoskopia kirurgjikale (terapeutike)

  • Fibroma uterine - Miomektomi laparoskopike

  • Endometrioza - Ekscizion i lezionit dhe/ose ablacion

  • Kiste ovariane - Cistektomi laparoskopike

  • Shtatzëni jashtë mitre - Salpingostomi ose salpingektomi

  • Istmocelë - Ekscizion dhe riparim i murit të mitrës

  • Adherenca pas operacioneve - Liza e aderencave

  • Prolaps uterin - Sakrokolpopeksi

  • Histerektomi totale laparoskopike (TLH)

 

Avantazhet e laparoskopisë ndaj kirurgjisë tradicionale

  • Vizualizim më i mirë i organeve

  • Komplikacione më të pakta

  • Dhimbje më të pakta

  • Kohëqëndrim spitalor më i shkurtër

  • Rekuperim më i shpejtë pas operacionit

  • Rezultat estetik më i mirë

 

Cilat janë kufizimet ose rreziqet e laparoskopisë? 

  • Edhe pse shumë më e sigurt se kirurgjia e hapur, laparoskopisë i mbeten disa kufizime dhe rreziqe potenciale, të cilat janë të rralla: 

  • Rrezik për dëmtim të zorrëve, vezikës apo enëve të gjakut

  • Nevoja për konvertim në kirurgji të hapur në raste të rralla (gjakderdhje, aderenca të shtuara)

  • Infeksion i plagëve ose rrjedhje seroze

  • Trombozë venoze e thellë – më e rrallë me mobilizim të hershëm

  • Vlerësimi i kujdesshëm para-operativ dhe përvoja e kirurgut janë faktorë kyç për minimizimin e rrezikut.

 

Rikuperimi pas laparoskopisë

  • Ditët e para: mund të ketë dhimbje të lehta, fryrje abdominale dhe ndjesi dhimbjeje në shpatull (nga CO₂)

  • Kthimi në aktivitetet normale: zakonisht brenda 7–10 ditësh

  • Kthimi në marrëdhënie seksuale: pas 2–3 javësh (në varësi të ndërhyrjes)

  • Plagët: kërkojnë vetëm kujdes higjienik minimal, shpesh nuk nevojiten fare qepje për t’u hequr

 

Mjeku juaj do të japë udhëzime të personalizuara për:

  • Ushqimin dhe tretjen

  • Lëvizjen dhe aktivitetin fizik

  • Kohën e duhur për kthim në punë

 

Laparoskopia dhe fertiliteti

Laparoskopia është një mjet i rëndësishëm në vlerësimin dhe trajtimin e infertilitetit, sidomos në rastet kur ekzistojnë:

 

Endometriozë

Aderenca nga ndërhyrje të mëparshme

Kiste funksionale ose patologjike

Tubat e bllokuara

Në shumë raste, pas ndërhyrjeve laparoskopike, pacientet kanë një rritje të ndjeshme të shanseve për konceptim spontan.


A jeni kandidate për laparoskopi?

Po, nëse:

  • Keni një diagnozë që kërkon ndërhyrje kirurgjikale

  • Dëshironi një opsion më të lehtë, më estetik dhe më pak invaziv

  • Jeni në kërkim të trajtimit të fertilitetit

  • Kërkoni një rikuperim më të shpejtë

 

Jo çdo rast është i përshtatshëm – prandaj vendimi merret pas vlerësimit të kujdesshëm klinik dhe imazherik.

 

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page